Ismet Kryeziu reagon sërish: Nuk krahasohet mjekrra e Adem Jasharit, me ato të islamit politik

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeizu, është përfshirë edhe njëherë në debatin për çështjen e shamisë.

Në një postim paraprak në Facebook, Kryeziu kishte shkruar se burrat me mjekrra dhe gratë e mbuluara me shami, nuk i kanë sjell asgjë kombit.

Ai tha këto janë kanë bërë jetën më të rëndë, teksa cek se lirinë nga vetëvetja ja kanë vështirësuar.

Pas këtyre deklaratave, Kryeziu ka dalë me një tjetër postim në Facebook, përmes të cilit ka lënë të kuptohet se ka marrë reagime të mëdha në komentet dhe mesazhe private.

Ai ka thënë se të krahasosh mjekrrën e Adem Jasharit dhe shaminë e Nanë Zahides, me mjekrën dhe shamitë e Islamit politik, duhet të jesh thellësisht injorant ose manipulues i madh dhe në shërbim të birit e të dreqit.

Postimi i plotë:

Duke parë komentet nëpër media, statuset që keni ba dhe mesazhet që më keni dërguar. Shumë shkurt për ju!

Të krahasosh mjekrrën e Adem Jasharit dhe shaminë e Nanë Zahides, me mjekrën dhe shamitë e Islamit politik, duhet të jesh thellësisht injorant ose manipulues i madh dhe në shërbim të birit e të dreqit. Veç në shërbim të kombit, JO. Zgjidheni veten ku të doni.

Flisni për shami, shani, linçoni, shpifni dhe madje kërcënoni, siç keni ba sot, gjatë gjithë ditës. Por as ju nuk keni me ia dale. Sepse asnjë lëvizje fetare, ideologjike, apo cilit do karakter të saj, nuk ka mundur ta mposht shpirtin shqiptar dhe lëvizjen kombëtare në këto dy mijë vjet.