Presidenti Thaçi i propozon Kuvendit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i propozon Kuvendit të Kosovës dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, transmeton Fokusi.info.

Kjo u bë e ditur nga vet Presidenti, në një adresim direkt drejtuar opinionit, pas përfundimit të takimit të këshillit të sigurisë së Kosovës.

Ai, shpalljen e kësaj gjendje e arsyetoi me situatën e krijuar për shkak të koronavirusit.

“Pas konsultave dëshiroj të potencoj të mos eskalohet situata më tutje, të ndodhë tejkalimi i kësaj gjendje jo të lehtë, kërkohet nga institucionet, edhe nga unë të jemi në krye të përgjegjësive tona. Prandaj theksoj se nuk kam menduar kurrë që në përgjegjësitë e mia të vijë ky moment që sonte jemi të detyruar të deklarojmë dhe propozojmë, duke respektuar Kushtetutën, në mbështetje të Nenit 84 dhe Nenin 131, do t’i propozoj Kuvendit dekretin për gjenjden e jashtëzakonshme në Kosovë”, tha Thaçi. /Fokusi.info/