Rama: E them prapë, ai që i thotë Thaçit tradhtar, është gomar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për “Pressing” ka folur kryesisht për tema politike që kanë të bëjnë me Kosovën.

Rama e ka mbrojtur deklaratën e tij të mëhershme ku thoshte “kush i thotë Thaçit tradhtar, është gomar”, duke mbrojtur më pas edhe qëndrimin se “Thaçi e kishte kapur pushkën në kohë lufte për Kosovën.”

Ndërkohë, ai e ka quajtur “makth për Kosovën” kryeministrin e mëparshëm të Kosovës, z.Ramush Haradinaj, e të cilin e ka cilësuar edhe si gënjeshtar e injorant. “S’ka lidhje ai, nuk kupton, nuk kupton, gënjen derrçe” – ka deklaruar Rama.

Ai foli edhe për idenë e korrigjimit të kufijve, e për të cilën deklaroi se as nuk e kishte mbështetur ai, e as Thaçi.