Presidenti Thaçi niset për në Japoni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur për në Japoni ku do të pritet nga Perandori i Japonisë, Naruhito dhe Kryeministri Shinzo Abe.

Siç ka bërë të ditur ai në Facebook , kjo vizitë shënon 10 vjetorin e lidhjes diplomatike ndërmjet dy shteteve.

“Japonia mbetet një partner dhe mbështetës i rëndësishëm i Kosovës në të gjitha fushat”, ka shkruar Thaçi.