Presidenti Thaçi pret nesër në takim kryeministrin Kurti, ia jep tri opsione paradite

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të presë në takim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Burime të IndeksOnline kanë treguar se tashmë është konfirmuar se takimi do të mbahet.

“Krejt çfarë ka mbetur është të caktohet vetëm ora e takimit”, ka thënë ky burim i IndeksOnline.

Sipas një fotoje të siguruar, që duket sikur agjendë, aty shihen tri propozime të Zyrës së Presidentit për Kurtin, i cili ka mbetur të zgjedhë ndërmjet orës 10:00, 11:00 ose 12:00.

Ndërkohë as Zyra e Presidentit dhe as ajo e kryeministrit ende nuk kanë njoftuar zyrtarisht nëse do të ketë takim me Thaçit dhe Kurtit nesër.