Presidenti Thaçi reagon për tërmetin në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për tërmetin që goditi sot Shqipërinë, transmeton fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se ka kontaktuar me autoritetet e Shqipërisë, dhe iu ka ofruar ndihmën e pakursyer për tejkalimin e situatës.

Postimi i plotë:

“Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës. Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”. HTH