Shahini: Kosovës nuk i duhen dy deputetë nga Kosova Lindore, Kosovës i duhet Kosova Lindore

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes për Bashkim, Osman Shahini ka reaguar ndaj deklarimeve të kandidatit për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili dje tha se PDK-ja do të përfshijë në listën e saj për deputetë dy përfaqësues nga Lugina e Preshevës, shkruan Fokusi.info.

Shahini përmes një statusi në ‘facebook’ deklaroi se Kosovës nuk i duhen dy deputet nga Kosova Lindore, Kosovës i duhet Kosova Lindore. Kopjimi i kësaj nisme nga partitë tjera vetëm sa do të ndajë e konfrontoj mes vete shqiptarët atje.

“Silluni nga të doni po te ndryshimi i kufinjëve do të ktheheni”, ka shkruar ai.