Presidenti Thaçi tregon si do të veproj nëse e thërret Gjykata Speciale në Hagë

Presidenti Hashim Thaçi ka treguar të martën edhe si do të veproj në rast se i vjen ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë për intervistim.

Në një takim me gazetarë, Thaçi ka thënë se është për t’u lavdëruar bashkëpunimi i luftëtarëve me Dhomat e Specializuara.

Ai tha se edhe vet do do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Gjykatës Speciale për intervistim, në rast se i vjen ftesë.

Kosova, sipas presidentit Thaçi nuk ka asgjë për të fshehur.

“Nëse më vjen ftesa, natyrisht se do t’i përgjigjem është jashtëzakonisht për t’u lavdëruar bashkëpunimi i të gjithë bashkëluftëtarëve me dhomat e specializuara, me çka e vlerësoj me mirënjohjen më të lartë, sepse Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, ne të gjithë jemi të barabartë para ligjit”, ka thënë mes tjerash ai.

Kujtojmë se numër i madh i ish- luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë vitit 2019 kanë marrë ftesa nga Dhomat e Specializuara të Prokurorisë Speciale për t’u intervistuar rreth luftës së fundit në Kosovë.

Disa si dëshmitarë, e disa të tjerë si të dyshuar, e disa pa e ditur se në çfarë cilësie janë ftuar, gjatë tërë vitit janë paraqitur në Dhomat e Specializuara për të dëshmuar për veprimtarinë e tyre gjatë luftës 1998-1999.

E, deri në gjysmën e parë të vitit 2019 numri i atyre që janë ftuar nuk ka qenë aq i madh, sa ishte në gjysmën e dytë të vitit./FaktePlus