Presidenti Thaçi udhëton për në SHBA, pritet të takohet edhe me Trumpin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është nisur për në SHBA, ku do të ketë takime zyrtare në Iowa dhe New York, derisa pritet të takohet edhe me presidentin Donald Trump, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Presidenca bën të ditur se Thaçi gjithashtu do të ndjekë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ndërsa, në New York, presidenti Thaçi do të ndjek punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Takimi kryesor është pritja te Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se në Des Moines, kryeqytetin e Ioëa-s, me të cilin është binjakëzuar Kosova, Thaçi do të vizitojë pjesëtarët e FSK-së që janë duke ndjekur trajnime në Gardën Kombëtare të shtetit të Iowa-s.

Ai po ashtu do të takojë studentet kosovare që kanë shkuar të ndjekin studimet postdiplomike në kuadër të programit “Gratë në energji” të “MFK”.

Thaçi do të marrë pjesë edhe në darkën e shtruar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti Thaçi pritet të takojë krerë shtetesh të vendeve nga bota dhe liderë të organizatave ndërkombëtare.

Rezultatet paraprake sugjerojnë se diferenca midis partisë së kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe ish-kreut ushtarak Beni Gantz është tepër e ngushtë. Netanjahu pritet të fitojë nga 30 deri në 33 vende në Parlament, ndërsa sfiduesi kryesor i tij mes 32 dhe 34 vendeve.