Presidenti Trump “fut në arkivol” Joe Biden, ja video që po thyen rrjetin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka ironizuar rivalin demokrat që pritet të ketë në garën presidenciale të nëntorit, Joe Biden.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka publikuar në Facebook videon e grupit të burrave nga Gana që përcjellin të vdekurit duke kërcyer dhe në arkivolin që ata mbajnë në duar është shkruar emri i Biden.

Videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka hasur në kritika të ashpra nga rivalët e Trump.

Veprimi është kritikuar si një lloj politike e ulët nga ana e Trump.