Presidenti vazhdon vizitat në familjet e dëshmorëve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka vazhduar vizitat nëpër familjet e dëshmorëve. Ai sot ka vizituar familjen e heroit Ismet Asllani, në fshatin Hallaç të Lipjanit.

“Një kafe në mesin e familjes së heroit Ismet Asllani dhe bashkëfshatarëve të Hallaçit të Vogël të Lipjanit, në kujtim të 20 martirëve. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, ka shkruar Thaçi, në Facebook.