Presidentja pret Rita Orën dhe shumë mysafirë tjerë: Festuam arritjet e panumërta globale të saj

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka njoftuar për festimet që ka bërë me këngëtaren kosovare me famë botërore Rita Ora.

Në prag të 28 Nëntorit, Osmani tha se me Orën festuan arritjet e panumërta globale të këngëtares dhe të shqiptarëve kudo që janë.

“Sukseset e Ritës kthyen sytë e botës kah vendi ynë, e prej atëherë ajo u ngjit lartë e më lartë duke ngjitur skenat e muzikës anekënd botës. Sonte, në prag të Ditës së Flamurit, bashkë me miq dhe disa nga artistët më të suksesshëm nga Kosova, festuam arritjet e panumërta globale të Rita Orës dhe të shqiptarëve kudo që janë, duke uruar që arritjet e tyre të vazhdojnë të shërbejnë si frymëzim për gjeneratat e reja”, ka shkruar Osmani, krahas fotografive të publikuara nga festa.