Thellohet skandali: Mijëra euro për OJQ, fitnese të lidhura me këshilltaren e Kurtit

Dy njerëz të afërt me Ardita Sinanin, ish-kryetaren e Komunës së Preshevës dhe këshilltares së kryeministrit Albin Kurti, kanë përfituar direkt nga fondi i Qeverisë së Kosovës për Luginën.

Nga këto fonde kanë përfituar edhe persona nga struktura partiake e Ardita Sinanit, këshilltares së kryeministrit Kurit.

Një nga ta siç ka mësuar Paparaci është Besim Shabani, anëtar i Partisë për Veprim Demokratik dhe njëherësh ish-koordinator i zyrës për zhvillim ekonomik.

Ky i fundit përmes “Agjencionit për Zhvillim – Preshevë ka përfituar 49 mijë e 960 euro nga fondi i Qeverisë së Kosovës për Luginën, sipas të dhënave që ka siguruar Paparaci.

Siç ka mësuar Paparaci agjensioni i Besim Shabanit nuk i plotëson kriteret për grante të mëdha.