Pretendimi i ekspertit të sigurisë: Besnik Bislimi ka zhvilluar takim të fshehtë me një agjente të BIA’s

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi, pretendon se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka zhvilluar një takim të fshehtë me një agjentë të BIA-së.

Ai madje ka kërkuar takim me Bislimin për të pyetur lidhur me këtë takim, që sipas tij cenon sigurinë kombëtare.
“Bisedat të cilat i ka zhvilluar ajo gruan në atë takim rezultojnë si goxha të përafërta, ne ju kemi drejtuar përfaqësuesit konkret për të biseduar, meqë ata kanë heshtur ne e kemi kuptuar se heshtja është pranim faji. Në këtë email nuk ka shumë detaje dhe ne dëshirojmë që këto detaje t’i ndajmë me AKI-n të cilës i bëjmë thirrje publike që të hulumtojë rastin sepse kjo çështje prek sigurinë kombëtare. Të kamufluarit përmes aktiviteteve të biznesit e që janë të njohura në struktura të sigurisë si struktura të fuqishme që depërtojnë edhe në aktivitet. Këtu përmendet edhe një Sasha”, tha Elezi.

“Ne po bëjmë publike një email të cilën e kemi drejtuar tek qeveria dhe kemi pritur për 6 ditë në kushte normale për një përgjigje, dhe është dashtë që zv-kryeministrit përmes personi të deleguar të na përgjigjet, meqë është shume i zënë, siç ka deleguar personat në fjalë për të cilët i kemi emrat, numrat e telefonit dhe detajet e tjera. Ka deleguar një takim për çështje biznesi e që më pak është biseduar për aspekt biznesi se sa për çështje të sigurisë”, tha me tej ai për zonazero.

Më poshtë shihni emailin e siguruar nga Gazeta Insajderi: