Prishtina ndër dhjetë qytetet me ajrin më të ndotur

Prishtina edhe këtë dimër vazhdon ta ketë ajrin e ndotur. Madje, kryeqyteti i Kosovës po renditet në listën e vendeve me ajrin më të ndotur.

Sipas “Air Visual”, Prishtina është e shtata në botë nga qytetet e mëdha për ajër të ndotur.

Ndotja e ajrit cilësohet me vlerën 170 US AQI që është i pashëndetshëm.

Më keq se Prishtina renditen vetëm qytetet si Lahore, Delhi, Shenyang, Karachi, Chengdu dhe Beijing.