Kurti shkon ‘papritur’ te Erdogan, me kërkesë për përkrahje që të mbetet në pushtet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të niset të dielën për vizitë zyrtare në Turqi. Vizita po realizohet pa paralajmërim të mëhershëm për medie.

Në kulmin e përpjekjeve me mjaft tensione për hartimin e draft statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, vizita e kryeministrit Kurti në Turqi dhe takimin që pritet t’a realizoj me presidentin turk Erdogan, sipas burimeve të kosovalive, flasin për një kërkesë taksative që e ka Kurti për t’a marrë mbështetjen e Erdogan, për të qëndruar më tutje në pushtet në Kosovë. Presioni amerikano-evropian është shtuar dukshëm së fundi ndaj Kurtit që të tregojë lidership të guximshëm për vendimarrje në raport me asociacionin e padyshim edhe për planin franko-gjerman.

Nga kampi politik i kryeministrit Kurti, sot nisën akuzat ndaj emisarit amerikan Escobar njësoj siç e patën akuzuar edhe ish përfaqësuesin e ish presidentit Trump, z. Grenell.

Dialogu ka hyrë në një fazë kritike, ku vendimarrja me tone ultimative për normalizim raportesh Kosovë- Serbi, ka të ngjarë të vjen direkt nga vendet e Quint-it nësë kokëfortësia shndërrohet në kauzë elektorale.

Por, në kontekstin e tanishëm politik, a mund t’i ofrojë përkrahje Kurtit, presidenti Erdogan, kjo është mjaft skeptike. Pyetjet esenciale për kryeministrin janë për të dhënë shpjegime në çështjet, pse po e kërkon ndihmën e Erdoganit për të mbetur në pushtet, ç’rol ka Erdogan në mjedisin politik kosovar, a duhet në fakt kryeministri i Kosovës t’i ankohet Erdoganit për Amerikën e Evropën? Në këto dhe mbase dhe në shumë pyetje të tjera, z. Kurti, do të jap përgjigje po vendosi që të jetë më transparent para qytetarëve të Kosovës.