Prishtinalitë po kthehen në kryeqytet, policia nuk e lejon hyrjen e të tjerëve

Mbrëmë është vendosur qe edhe Komuna e Prishtinës të jetë në karantinë, ndërsa sot deri në orën 17:00 qytetarët mund të kthehen aty, kështu që më pas, do të bllokohen hyrje-daljet.

Policia e Kosovës ka dalë te rrethi në Lagjen Arbëria, që njihet ndryshe si “Rrethi te Ismeti” , ku edhe po i kthen qytetarët të cilët nuk janë nga Prishtina.

Ndërsa ata që janë nga Prishtina, po lejohen të kalojnë. Në rrugë shihet se ka kolona të gjata.

Këto masa erdhën pas daljes së 20 rasteve të reja vetëm në këtë komunë, ku të gjitha kanë qenë raste kontakti.