Prishtinasi bashkëjetoi më shumë se një vit me një vajzë të mitur, arrestohet

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi ka jetuar më shumë se një vit me një vajzë të mitur.

Rasti ka ndodhur të hënën, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë Me datë 31.01.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar dyshohet më tepër se një vit me viktimën femër kosovare -e mitur. Lidhur me rastin, është informuar edhe QPS-ja, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.