Pas realizimit të kërkesave për mësimdhënësit, Sindikata e Sektorit Privat thërret konferencë për media

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës sot pritet të mbajë konferencë për media.

Kjo konferencë do të mbahet në zyrat e sindikatës, duke filluar nga ora 11:00.

Kujtojmë se kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se Qeveria në detyrë i ka anashkaluar premtimet ndaj punëtorëve të këtij sektori.

Reagimi i Azemit erdhi pas vendimit të Qeverisë Hoti se do të ndajë pagesa shtesë për punëtorët e arsimit.