Prishtinasi lajmëron policinë sepse i’a hakuan Instagramin, ja çfarë i kërkuan për t’ia kthyer llogarinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të detyrimit dhe hyrje në sistemin kompjuterik.

Një mashkull ka raportuar se në aplikacionin Whats up i ka shkruar një person i pa njohur, në gjuhën angleze dhe e ka njoftuar se llogaria e tij e instagramit i është hakuar dhe për kthimin e llogarisë i ka kërkuar para të cilat duhet t’i paguaj në kripto valuat Bitcoin.

Rasti është duke u hetuar.

Raporti i plotë:

Prishtinë, 22.08.2021–22:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në aplikacionin Whats up i ka shkruar një person i pa njohur, në gjuhën angleze dhe e ka njoftuar se llogaria e tij e instagramit i është hakuar dhe për kthimin e llogarisë i ka kërkuar para të cilat duhet t’i paguaj në kripto valuat Bitcoin. Rasti është duke u hetuar.