Prizren, konfiskohen gjedhet e kontrabanduara

Policia e Prizrenit, gjatë një kontrolli ka gjetur dhe konfiskuar tri gjedhe.

Sipas policisë, pronari i kishte kontrabanduara ato.

“Është raportuar se gjatë kontrollit në thertoren e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur disa parregullsi ku gjendeshin tri mështjerra të gjalla pa matrikuj dhe 2.760 kg mish gjedhi pa leje paraprake të inspektoratit të veterinarisë të cilat janë konfiskuar nga njësiti i doganës”, njofton Policia e Kosovës.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.