Produktit serb në një market në Kosovë i vendoset flamuri i Shqipërisë

Në marketet nëpër Kosovë, vazhdon të ketë një numër të lartë të produkteve serbe.

Por së fundi, një produkti të tillë duket se i është vendosur flamuri i një shteti tjetër, më përkatësisht Shqipërisë.

Ndonëse “Takovo” është nga Serbia, dhe pijet që shihen në foto, prodhohen atje, te pjesa që tregon se prej ku vjen produkti, është vendosur flamuri shqiptar.

Nacionale ka mësuar se kjo fotografi është bërë në një prej marketeve në Kosovë.

Ndërkaq, sipas statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në muajin tetor vendi ynë ka importuar nga Serbia mallra në vlerë të rreth 34 milionë eurove.

Po ashtu, në muajin shtator, janë importuar mallra në vlerë të 31 milionë eurove.