Projekti i ri muzikor nga Sabri Fejzullahu “Zemrën Gurë”

Këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu, vjen me tjetër projekt muzikor.

Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë. Ai i dhuroi muzikës shqiptare dhjetëra hite të pavdekshme.

Ai, pavarësisht moshës, përsëri nuk ndalet dhe ka publikuar një projekt të ri muzikor. Kënga mbanë titullin “Zemrën Gurë” dhe është lansuar me videoklip edhe në kanalin Youtube.