Prokuroria interviston Bislimin, Lushtakun e Haxhiun si të dyshuar për rrahjen në kuvend, Muratin si të dëmtuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka intervistuar zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin, ministrin Hekuran Murati dhe dy deputetët e PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe Bekim Haxhiu, pas përplasjes dje në kuvend.

Sipas burimeve të Klankosova.tv brenda Prokurorisë, bëhet e ditur se Besnik Bislimi, Bekim Haxhiu dhe Mërgim Lushtaku janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa Hekuran Murati në cilësinë e të dëmtuarit.

Ndërsa, dje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se në lidhje me ngjarjet e ndodhura në kuvend ka inicuar hetime dhe e ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.