Prokuroria jep detaje për aksionin e sotëm

Inspektorati i Policisë së Kosovës nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale kanë realizuar një aksion të madh në orët e hershme të mëngjesit, që ka rezultuar me arrestimin e më shumë se 40 policëve.

Të njëjtit dyshohen për krim të organizuar, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Aksioni është duke vazhduar. Bëhet fjalë për policë kufitar. Nuk mund të them sa është numri i të arrestuarve, por nuk është numër i vogël”, ka thënë ai.

Ndërkohë, IPK ka konfirmuar se operacionit i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera.

Demokracia.com do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë aksion të Prokurorisë Speciale dhe Inspektoratit Policor.