“Prokuroria Speciale në Hagë i ka shërbyer dhe i shërben Serbisë”

Faton Klinaku nga OVL UÇK përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook ka thënë se zyra e prokurorit special në Hagë ka qenë dhe është në shërbim të Serbisë.

Përmes një foto të publikuar së bashku me nënkryetarin Migjen Shala dhe anëtarët e kryesisë Çelë Gashi e Emin Lati, ai ka thënë se këtë e kanë thënë edhe dy bashkëpunëtorët e tij që janë në Hagë, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati.

Reagimi i plotë:

Ashtu siç e thanë në fjalën e tyre Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, ZPS i ka shërbyer dhe i shërben Serbisë.
#PoshtëGjykataSpeciale