Prokuroria tregon sa para u vodhën në grabitjen në Shtime dhe ku gjenden hajnat tjerë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Shtime. Dyshohet se katër persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e një qytetari ku më pas ka pasuar edhe përleshja në mes tyre. Grabitësit ndodhen në arrati, ndërkaq me vete kanë marrë shumën prej 24 mijë franga zvicerane, shkruan Gazeta express

Personat e dyshuar, kishin hyrë të maskuar në shtëpinë e një qytetari në Shtime, por nuk e kishin ditur se pronari i shtëpisë gjendej brenda.

Ata kishin kërkuar nga pronari që të dorëzohej, por në momentin që nuk e kishte bërë, njëri prej grabitësve e kishte qëlluar me armë zjarri ku edhe e kishte plagosur në këmbë.

Grabitësit kanë ikur nga shtëpia, por pronari ka shkuar pas tyre, dhe bashkë me vëllain e tij, janë përleshur fizikisht me grabitësit.

Njëri prej grabitësve ka mbetur i vdekur, pas plagëve të marra gjatë përleshjes.

Prokuroria e Ferizajt ka treguar për Gazetën Express, se grabitësit janë në arrati, ndërkaq shuma e vjedhur nga ta është 25 mijë franga zvicerane.

“Grabitësit janë në arrati, ndërkaq rasti po cilësohet si “Vjedhje grabitqare”. Identiteti i tyre nuk dihet. 24 mijë franga javë vjedhur”, ka bërë të ditur për Express Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.

Jashari ka theksuar se në mbajtje është dërguar vëllai i pronarit të shtëpisë, e ky i fundit do të dërgohet po ashtu në mbajtje pasi t’i stabilizohet gjendja shëndetësore.

“Pronari i shtëpisë e ka ende plumbin në këmbë, pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore do të dërgohet në mbajtje”, ka thënë Jashari.