Prostitucion, rrahje, drogë: Arrestohen 18 persona në Rajonin e Prishtinës për një ditë

Gjatë ditë së djeshme në Rajonin e Prishtinës,  janë arrestuar 18 persona për vepra të ndryshme penale. Këto, vepra janë kryesisht, rrahje, prostitucion, kanosje etj.

Personat e ndaluar nga policia e Kosovës në Rajonin e Prishtinës, të 18’it janë dërguar në mbajtje deri në vendimin e prokurorisë. Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë të gjitha rastet në detaje, të konfirmuara nga Policia e Kosovës.

Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 06.03.2020 – 01:30.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri  kosovar  dhe tjetri shtetas i Serbisë, pasi që të njëjtit-nën ndikim të alkoolit, pas një rrahje kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes. Gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike. Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Komoran – Drenas 06.03.2020 – 18:30.

Nga njësiti i hetimeve kundër Krimit të Organizuar ka dalë në vendin e ngjarjes ku ishte i ndaluar një automjet me ngasës mashkull  kosovar, gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar gjashtëdhjetë (60) pako me cigare pa banderolë të RKS-së po ashtu është konfiskuar edhe automjeti kombi. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rr. Imzot Nikë Prela, Prishtinë 06.03.2020 – 18:30.

Patrulla policore deri sa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtje, nga i dyshuari mashkull  kosovar  është kanosur zyrtarja policore femër  kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas konsultimit me prokurorin i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Telekomi i Kosovës, Prishtinë (NN) dhjetor 2019 – NN.

Janë shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar meshkuj  kosovarë, nën dyshimin e bazuar se të njëjti kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Si provë materiale, janë sekuestruar dokumente dhe telefona mobil. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Hashim Hajdini, Fushë Kosovë 06.03.2020 – 10:15.

Dy viktima meshkuj  kosovarë kanë informuar se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga disa persona të pa njohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Gllogoc 06.03.2020 – 01:45.

Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Fsh. Gradicë, Gllogoc 06.03.2020 – 07:53.

Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të më hershme kishte kanosur viktimën mashkull  kosovar  (i mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 06.03.2020 – 14:00.

Janë arrestuar një mashkull  kosovar  dhe një femër kosovare, nën dyshimin e bazuar se janë marr me prostitucion. Me vendim të gjykatës, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Oborri i QKUK-së Prishtinë, 06.03.2020 – 18:50.

Njësiti policor ka ndaluar dy persona të dyshuar meshkuj  kosovarë  të cilët ishin me një veturë me targa të Shqipërisë dhe gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar është gjetur një qese me substancë narkotike me peshë 2.2 gram e llojit marihuanë. Është njoftuar prokurori dhe të dyshuarit janë arrestuar, pas përfundimit të procedurave njëri është dërguar në mbajtje tjetri është liruar./gazetametro.net