Protesta e 2 marsit/ Meta: Ja çfarë duhet të kenë me vete qytetarët

Përgjatë një konference për shtyp, Presidenti Ilir Meta foli për manifestimin e thirrur nga vetë ai, ditën e nesërme, në orën 17:00.

Meta iu kërkoi publikisht qytetarëve që do të marrin pjesë në manifestim, që të kenë me vete vetëm flamuj kuqezi dhe mimoza.

“Dua që të gjithë qytetarët të vijnë dhe të thonë fjalën e tyre. Për Presidentin është me rëndësi që qytetarët të jenë në shesh. Vetëm me flamuj kuqezi dhe me mimoza. Nesër ju pres të gjithëve atje. Rroftë kushtetuta! Rroftë sovrani”, deklaroi Meta.