Protesta e nëntë e opozitës – drejtpërdrejt

Në protestën e nëntë të opozitës, zbulohen një nga një edhe detajet dhe skenarët.

Pjesë e demonstrimit opozitar në Tiranë janë edhe parullat e shumta me mesazhe politike por jo vetëm.

“Ekonomia po vdes”; “Duam punë të sigurt”; “S’ka Europë pa ndëshkuar hajdutët”; “Stop pazarit me jetët tona”; “S’ka drejtësi me Ramën në qeveri”; “Hajdutët në vila, shqiptarët në gërmadha”, janë disa prej parullave të vendosura në murin e PD që do të mbahen në duar nga protestuesit e opozitës.