Ish-deputeti i PD u arrestua LIVE duke shkuar në Top Channel

Demokrati Bardh Spahia është ndaluar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim.

Top Channel ka transmetuar live pamjet nga ndalimi i tij pasi ish-deputeti demokrat po paraqitej për një lidhje direkte në emisionin Open.

Ai tha se nuk ishte në dijeni se po kërkohej nga policia: “Unë kam gjithë ditën që lëviz nëpër Tiranë, nuk më ka ndaluar njeri”.

Spahia ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare se është në kërkim. Ai këmbënguli se nuk ka organizuar asgjë, dhe se çdo gjë që është thënë nuk është e vërtetë.