Proteston para kuvendit rinia e PDK-së (video)

Pak minuta para se të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës studentët e Rinisë Demokratike janë duke protestuar para këtij institucioni kundër formimit të Qeversisë, transmeton Fokusi.info.

Ata me pankarta në duar kanë mesazhe për Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën.

“Glauk Konjufca: Isa Mustafa është i pabesë”.

“Albin Kurti: Lista Serbe është ambasadë e Serbisë në Kosovë”.

“Albin Kurti: Lista Serbe s’janë thjeshtë serbë, por ata janë çetnikë”, janë fjalët që shkruhen në këto pankarta./Fokusi.info/