Kurti dhe Haradinaj takohen nesër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javën e kaluar pati paralajmëruar një takim me liderët e partive opozitare, për t’u koordinuar lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai nesër (e martë) në mesditë pritet ta takojë kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Lajmin e ka konfirmuar për “klankosova.tv” nga zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blakaj.

“Takimi në mes të kryetarit Haradinaj dhe kryeministrit Kurti do të mbahet nesër (e martë) në mesditë”, ka thënë Blakaj.