PSD e shpall kryeministrin Kurti “veteran të rrejshëm”

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, kanë shpallur kryeministrin albin Kurti “veteran të rrejshëm”, transmeton EO.

Ditëve të fundit është aktualizuar çështja e veteranëve të luftës. Kryeministri Kurti ka thënë se listat janë të fryra dhe se duhet rishikuar.

Në anën tjetër, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria duhet të përfshijë edhe veteranët në pagën e re minimale që pritet të miratohet.