Një tërmet 6.3 ballë godet bregdetin kanadez të Paqësorit

Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë tronditi mbrëmë brigjet kanadeze të Paqësorit, sipas Shërbimit Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

USGS deklaroi se epiqendra ishte 182 kilometra në perëndim të Port Hardy, një qytet i vogël në British Columbia, në verilindje të  Vankuverit.

Tërmeti me thellësi prej 10 kilometrash ndodhi dje në orën 19:36 në prag të festës së Krishtlindjes.

Deri më tani nuk ka ende raportime për dëme apo lëndime.