PSD-ja e bën presidencën në krye me Osmanin “degë politike të VV-së” (VIDEO)

Partia Socialdemokrate gjatë ditës e ka realizuar një aksion simbolik para Kuvendit.

Përmes tij ata përuruan, siç e quajtën, nëndegën e re të Lëvizjes Vetëvendosje në presidencë në krye me Vjosa Osmanin.

Sipas tyre, Vjosa Osmani ka keqpërdorur detyrën e saj duke e shndërruar si degë të partisë së Albin Kurtit.

Nol Nushi nga PSD-ja tha se Osmani ka përdorur zyrën për të themeluar listën e saj me kandidatë për deputetë, si dhe aty ka punësuar persona që më pas i ka prezantuar si aderime.

Pas këtij aksioni është kundërpërgjigjur shefi i stafit në presidencë, Faton Peci, i cili e quajti të neveritshëm.