PSD-ja mban sot aktivitet në sheshin “Skënderbeu”

Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuqi, ka njoftuar se sot aktivistët e kësaj partie do të mbajnë një aktivitet pak metra larg objektit të qeverisë.

Sipas Kuqit, aktiviteti do të mbahet me fillim nga ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu”.

“Sot, me datën 5 nëntor (e premte), duke filluar nga ora 11:00, Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu”. Ju ftojmë ta ndiqni! ???? ????”, ka shkruar Kuqi.