Musliu: Kurtin s’mund ta shpëtojnë as ministrat horror të cilët janë në gjendje e të rrinë me ni këmbë vetëm për t’ia mbajtur zhagun

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka thënë se kryeministri Albin Kurti po prodhon kriza në mënyrë që të mbulojë dështimet e tij në qeverisje.

Deputetja e PDK-së e ka kritikuar ashpër tërë kabinetin qeveritar, duke thënë se të gjithë po punojnë vetëm për të kënaqur egon e kryeministrit Kurti.

“Në rrugën që ka hy Albin Kurti duke kalu nga kriza në krizë për ta fshehur paaftësinë e tij qeverisëse, nuk mund ta shpëtojnë as militantët e frustruar të Vetëvendosjes qoftë në kabinetet qeverisëse qoftë në rrjete socialë e nuk mund ta shpëtojnë as kabineti i ministrave horror të cilët janë në gjendje e të rrinë ni këmbë vetëm për t’ia mbajtur zhagun Albin Kurtit dhe që Albin Kurti të jetë i vetëkënaqur”, tha Musliu.

Musliu ka theksuar se shumica e kuadrove profesionale po ikin nga vendi dhe se kjo është pasojë e kësaj qeverisje.

“Fatkeqësisht Albin Kurti e ka humb betejën me çdo pjesë të shoqërisë në Kosovë. Betejën e ka me veten. Ndaleni dhunën ndaj administratës, ndaleni terrorin ndaj administratës. Kosova nuk e meriton një qeverisje të tillë”, ka thënë Musliu.