PSD nesër mban konferencë për media

Partia Social Demokrate nesër do të mbajë konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuqi, përmes një postimi në Facebook, ku nuk ka dhënë shumë detaje.

“Nesër, me datën 31 janar (e hënë), prej orës 10:00, PSD do të mbajë mbledhje të kryesisë. Më pas, në ora 13:00, do të mbahet konferencë për media në zyrën qendrore të PSD-së, në rrugën Bajram Kelmendi, Nr 68, afër marketit “Deppo”, ka shkruar Kuqi.