Pse nuk duhet t’i lejoni fëmijët që të marrin pajisje elektronike në dhomat e gjumit!

0
315
Prindërit nuk duhet t’u lejojnë fëmijëve të marrin telefona dhe pajisje të tjera elektronike në dhomat e tyre të gjumit ose t’i përdorin gjatë ushqimit.
Ky është studimi më i fundit i kryer  në Mbretërinë e Bashkuar nga një grup mjekësh.
Koha e shpenzuar në internet mund të jetë një përfitim i madh për fëmijët dhe të rinjtë, duke ofruar mundësi për mësim dhe zhvillim të aftësive, si dhe për të lejuar të rinjtë të kenë më shumë informacion“, tha Dame Sally Davies, autor i studimit.
Por ne duhet të marrim disa masa paraprake të cilat mbështesin fëmijët për të përfituar sa më shumë nga interneti dhe për t’i mbrojtur ata nga dëmet” tha ai.
Ndërsa ekipi tha se nuk kishte dëshmi të mjaftueshme për të dhënë udhëzime se sa kohë duhet të shpenzojnë fëmijët në internet, por ata këshillojnë që fëmijët mos t’i përdorin “smartphone-t” e tyre gjatë kohës që janë duke ecur në rrugë apo kur janë duke kaluar kohë më familjarët.
Gjithashtu sipas studimit të kryer prindërit luajnë një rol kyç në këtë çështje. Ata duhet të rrisin më shumë vigjilencën e tyrë në lidhje më faqet që vizitojnë fëmijët online, duke u informuar më tepër rreth atyre informacioneve që fëmijët lexojnë.
Udhëzimet vijnë pasi një raport nga Komiteti i shkencës dhe teknologjisë së komunikimit raportoi se koha e gjatë që fëmijët kalojnë para teknologjisë lidhet me zhvillimin e ngadalshëm të tyre.
Gjithashtu në këtë studim ata përfshinë disa këshilla për prindërit sesi mund të ndihmojnë më shumë fëmijët:
-Fëmijët duhet të bëjnë gjumë të mjaftueshëm dhe me cilësi të mirë. Prandaj lini telefonat jashtë dhomës së gjumit kur është koha e gjumit.
– Flisni rreth informacioneve që fëmijët marrin në internet, pasi shpeshherë ata marrin informacion të gabuar dhe manipulohen lehtë.
–  Bisedoni me fëmijët tuaj rreth përdorimit të teknologjisë dhe asaj që po shikojnë.
Një ndryshim në sjelljen e tyre mund të jetë një shenjë që ata janë të shqetësuar.Dhe më e rëndësishmja është raporti që ju krijoni më ta. Sigurohuni që ata ta dinë se gjithmonë mund të flasin një të rritur nëse ndihen të shqetësuar në lidhje me përdorimin e internetit apo rrjeteve sociale.