Keni parasysh këto këshilla kur e hapni kanaçen

Të gjitha kanaçet në fabrika vendosen në pako plastike, të cilat i izolojnë ato nga pluhuri dhe papastërtitë dhe kështu i dërgojnë në supermarket me pako. Mirëpo, kanaçet të cilat qëndrojnë për një kohë në raftet e supermarketit mund të grumbullojnë pluhur, prandaj rekomandohet që t’i pastroni ato para se të pini.

Para se ta hapni kanaçen, duhet t’i keni parasysh këta hapa:

Pastrojeni kanaçen, sepse nuk mund ta dini nëse ka qenë e paketuar në mënyrën e duhur. Nëse e pastroni me leckë të hollë, keni parasysh se ajo e largon pluhurin, por nuk e dezinfekton kanaçen, transmeton rtv21.tv

Sigurohuni që kanaçja është në gjendje të mirë: nuk duhet të jetë e ndryshkur, e fryrë apo e dëmtuar. Nëse është e fryrë, mund të jetë një shenjë e ndotjes për shkak të sterilizimit të papërshtatshëm. Nëse është e dëmtuar, pjesa e brendshme që e mbulon metalin nga kontakti direkt me lëngun mund të plasaritet. Në këtë rast, metali është i oksiduar dhe ky oksid përzihet me lëngun. Andaj, nuk preferohet ta përdorni kanaçen e dëmtuar.

Si konkluzion, duhet ta pastroni kanaçen para se të pini nga ajo.