Publikohet edhe video e sulmit ndaj veturës së Shpend Ahmetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka qenë sërish cak i sulmeve. Pas një kërcënimi që kishte marrë para një jave në zyrën e tij në Komunë, kësaj here i është dëmtuar vetura nga një person i panjohur.

Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se i është dëmtuar rrota e veturës nga një person, çka e ka publikuar edhe videon.

Ahmeti thotë se dëmtimi i veturës nuk mund të kuptohet veç si kërcënim ndaj tij, por shton se e kanë të kotë.

“Herët në mëngjes të shtunen, një person e ka pre me thikë rroten e makines së Komunës të cilën e përdori për dalje në terren. Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe pos tentim kërcënimj. Kërcënimet e tilla janë të kota, pa marr parasysh se nga kush vijnë dhe çka synojnë.

Rastin e kemi lajmëruar në polici por meqenëse mediat po thërrasin menjëherë pas lajmerimeve në polici, këtë video po e postojmë vet. Kot e keni, kushdo që jeni!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, ndërsa ka publikuar dhe videon.