Publikohet numri i të vrarëve nga sulmi rus në kullën televizive

Shërbimet e urgjencës ukrainase thonë se pesë persona u vranë në sulmin rus në kullën televizive në Kiev.

Është e paqartë nëse vetë kulla është goditur ngase ajo mbetet në këmbë, por shpërthimi nxori disa transmetime televizive nga sistemi, shkruan BBC.

Sot jemi në ditën e gjashtë të pushtimit rus të Ukrainës.

Shumica dërrmuese e vendeve përendimore tanimë kanë vendosur sanksione të fuqishme ndaj Rusisë teksa të njëjtat kanë ndihmuar Ukrainën ushtarakisht, mirëpo edhe në sektorë tjerë.