Tronditëse: Vritet 36 vjeçari me shpatë në Stuttgart (video)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në qytetin Stuttgart të Gjermanisë, ku si pasojë një 36 vjeçar mbeti i vdekur pasi u qëllua nga vrasësi disa herë me shpatë në kokë.

Viktima është sulmuar në një rrugë në orët e pasdites, kanë njoftuar autoritetet gjermane, shkruan Deutsche Welle.

“Dëshmitarët e rastit kanë njoftuar policinë me të parë rastin, i cili ndodhi pas një mosmarrëveshje. Ndërsa pas sulmit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me biçikletë”.

Policia më vonë e ka arrestuar një person të dyshuar për këtë vrasje të rëndë dhe tani ai është duke u marrë në pyetje nga Policia.

https://youtu.be/hYFuUqSvXvg