Publikohet raporti i IKSHPK-së

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit kanë vdekur 3 persona nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 2.060 testime, 140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Njoftimi i plotë:

25 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 836 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

ℹ️1.811.481 doza të vaksinës.

ℹ️Deri më sot 815.155 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ️Deri më sot janë dhënë 97.071 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ️Nga 2.060 testime, 140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

ℹ️Sot janë shëruar 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.119.

ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 2.763.