Publikohet sondazhi i fundit, ky është rezultati

PIPOS i Fisnik Halimit, ka publikuar sondazhin e fundit që përfshinë 3000 respodentë.

Ky sondazh i realizuar disa ditë më parë, ka nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje si parti të parë, Partinë Demokratike të Kosovës si të dytë dhe LDK’në si të tretën.

AAK është partia e katërt, NISMA, AKR dhe Vjosa Osmani nuk mund ta kalojnë pragun, pra sondazhi është realizuar para formimit të koalicioneve mes partive.

VV – 41.60%

PDK – 20.10%

LDK – 16.30%

AAK – 7.50%

Vjosa – 3%

NISMA – 1.50%

AKR – 0.7

Po ashtu, ky sondazh ka nxjerrë një shifër të lartë të qytetarëve që janë shprehur se do të dalin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Nga të anketuarit, 78.50 për qind e tyre kanë thënë që do të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

14.90 për qind e të anketuarve kanë thënë se besojnë që do të dalin, ndërsa 2.90 për qind kanë thënë se s’besojnë që do të dalin në zgjedhje.

Ndërkaq, 3.70 për qind janë shprehur se nuk do të dalin në votime në asnjë mënyrë.