Publikohet video nga rrahja e gjuajtja me armë në një lokal në dalje të Prishtinës

Një përleshje fizike, e cila ka përfunduar edhe me gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mes disa personave në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në dalje të Prishtinës.

Këtë e kanë konfirmuar për FaktePlus edhe zyrtarë nga Policia e Kosovës, të cilët thonë se njësitet hetuese policore ende janë duke u marrë me rastin.

“Sot rreth orës 06:00 në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Rasti ka ndodhur në një lokal në lagjen Veterrnik, ku fillimisht ka pas një përleshje fizike mes disa personave, të cilët pasi kanë dalë nga lokali kanë përdorë edhe armë zjarri”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Një ekip i Agjencisë së Lajmeve FaktePlus ka qëndruar tek Grand Store, në vendin ku ka pasur përleshje dhe shkëmbim zjarri.

Në këtë qendër tregtare nuk lejohet të hyjnë as qytetarët, pasi janë duke u kryer hetime nga njësitet përkatëse policore.

Tashmë është publikuar një video e kësaj rrahje e gjuajtja me armë zjarri që ndodhi në një lokal në dalje të Prishtinës.