Nuk iu bind policisë, arrestohet 20-vjeçari që qarkullonte me thikë

Një 20-vjeçar në qytetin e Fierit është arrestuar nga policia pasi mbante me vete një thikë metalike.

Mësohet se është i ndaluari është i riu me iniciale F.L, 20 vjeç, banues në Fier i cili ka qenë duke qarkulluar me një automjet tip Ford, ndërkohë që thika metalike u gjet në çantën e sendeve personale.

Ai ka kundërshtuar edhe urdhrin e policisë.

Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

shqiptarja.com