Punëtori bie nga kati i tretë në vendin e punës në Fushë Kosovë

Dje në Fushë-Kosovë një punëtor ka rënë nga kati i tretë, në një ndërtesë ku ishte duke punuar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Viktima, punëtor i një kompanie, derisa ishte duke punuar, ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës, me ç ‘rast ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, thuhet tutje.