Punëtori bie nga skela e pallatit 5-katësh në Bulqizë, niset drejt Traumës

Një punëtor ka rënë nga skela e një pallati 5 katësh ku po punonte në Bulqizë.

Punëtori u dërgua fillimisht në spitalin e Bulqizës ku mori ndihmën e parë dhe më pas u dërgua drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Priten informacione të tjera në vijim mbi gjendjen e tij shëndetësore.